Chelsea-Barcelona, sërish humbje dhe Conte vihet në diskutim, te Barça lëndohet Pique

Sport

Chelsea Barcelona lëndohet Pique
Më 20 shkurt, Chelsea pret Barcelonën në Stamford Bridge, në një duel tejet të rëndësishëm që vlen 1/8-at e UEFA Champions League-ës. Por situata është zhgënjyese te anglezët. Blutë vuajtën të hënën një tjetër humbje turpëruese çka e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Conte. Pas humbjes 3-0 me Bournemouth në shtëpi, Chelsea u mund 4-1 nga Watfordi. Fillimisht pati mjaft kontestime, sidomos pas daljes me të kuq të Bakayokos dhe penalltisë së Denney në pjesën e parë. Për 45 minuta Chelsea nuk goditi asnjëherë portën e kundërshtarëve. Në pjesën e dytë pas 2-3 rasteve, ishte Hazard që dha idenë se blutë mund të merrnin një barazim. Por gjithcka nuk zgjati as 5 minuta. Chelsea u shkërmoq nga 3 gola që mbajtën firmat e Janmaat, Deulofeu dhe Pereyra. Pas kësaj humbjeje blutë vënë në diskutim vendin e 4-ët në renditje, pasi kanë vetëm 1 pikë më shumë se Tottenham. Conte është dukshëm nën presion. Ai është shprehur se nëse puna e tij nuk është e mjaftueshme atëherë klubi duhet të marrë një vendim. Ndërsa te Chelsea diskutohet largimi ose jo i Contes, te Barcelona lajmi kryesor ka emrin Pique. Mbrojtësi i cili realizoi golin e barazimit ndaj Espanyolit, është lënduar dhe mund të qëndrojë jashtë fushe për rreth një muaj, çka do të thotë se ai mund të mungojë në përballjet me Chelsea-in në Champions League.