Menjëherë sapo është zyrtarizuar si trajner i skuadrës, Mauricio Pochettino ka nisur “operacionin fshesa” tek Chelsea. Mediat angleze, raportojnë se nga organika aktuale, 15 lojtarë nuk janë në planet e argjentinasit.
I pasi ishte Joao Felix, i cili do të rikthehet në radhët e Atleticos dhe një gjë të tillë e konfirmoi vetë presidenti i klubit spanjoll, Enrique Cerezo.
Më tej, lista vazhdon me Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy apo edhe Callum Hudson-Odoi. Mirëpo nuk mbyllet me kaq. Megjithëse mbetet për t’u konfirmuar, në planet e Pochettinos, nuk janë as Mateo Kovaçiç, CesarAzpilicueta, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Loftus-Cheek, apo edhe N’Golo Kante së bashku me Denis Zakaria, me këtë të fundit, që do të rikthehet në radhët e Juventusit.
Gjithashtu, ka diskutime se edhe Kalidou Koulibaly nuk është në listën e lojtarëve të preferuar të Pochettinos, i cili mesa duket, e ka të qartë planin e tij në “Stamford Bridge”.
Nëse të gjithë lojtarët e sipërpërmendur do të largohen, atëherë, kjo do t’i mundësonte klubit londiez që të arkëtonte qindra miliona euro dhe të përmirësonte disi aspektin ekonomik.
Detyra e Pochettinos në Londrën Perëndimore, nuk do të jetë aspak e lehtë. Misioni i tij është ta rikthejë Chelsean të jetë konkurues për trofetë më të rëndësishëm në vend, gjithashtu edhe në Europë.
Për të kuptuar sa i vështirë është ky mission në “Stamford Bridge”, mjafton të përmendim këtu, se në 5 vitet e fundit, Pochettino është trajneri i 6-të i emëruar nga Chelsea.