CHAMPIONS, zbardhen dy çerekfinalistet e para

Sport

maxresdefault.jpg

Reali i Madridit dhe Wolfsburgu janë dy ekipet e para çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve. Pasi e kishin hipotekuar kualifikimin qysh në ndeshjen e parë me fitoren 2-0, “Galaktikët” e mposhtën Romën edhe në “Santiago Bernabeu” me të njëjtin rezultat. Golat e Kristiano Ronaldos (64’) dhe Hamez Rodrigezit (68’) shuan shpresat e italianëve, të cilët gjithsesi i patën mundësitë për të përmbysur disfatën e pësuar në shtëpi.
Kualifikim historik, ndërkaq, për Wolfsburgun, që për herë të parë i bën vetes një vend në çerekfinalet e Champions-it. Pas suksesit 3-2 në Belgjikë, formacioni gjerman fitoi edhe në shtëpi 1-0 përballë Gentit. Në “Volksvagen Arena” vendosi goli i Andre Shyrrles në minutën e 74-t.