Merr start zyrtarisht këtë mesjavë edicioni numër 65 i Ligës së Kampionëve. 32 skuadrat që kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në fazën e grupeve përgatiten për të zbritur në fushë, më shumë se 3 muaj nga finalja e “Uanda Metropolitanos”, ku Liverpuli u kurorëzua kampion i Evropës. Tashmë nis një tjetër rrugëtim që do të përmbyllet në Stamboll, aty ku është programuar finalja në fund të maj të vitit 2020.
Si gjithmonë është një Champions që premton emocione dhe spektakël. Liverpuli mban petkun e favoritit, megjithëse Barcelona, Real Madrid, City, Juventus, Tottenhem, Bajern e Paris SG edhe këtë sezon janë përforcuar, për t’u ngjitur në fronin e më të mirës së Evropës. Katër supersfida rezervon kjo fazë që në mbrëmjet e para: të martën luhen Napoli-Liverpool e Dortmund-Barcelona. Një duel luksi ai i “San Paolos”, ku vjen Liverpuli kampion në fuqi e që kryeson me pikë të plota edhe Premier League-n. Për italianët është një test jo i lehtë, por stimulues përballë të besuarve të Klopp, të cilët i përballuan edhe vjet, në grup duke i marrë një fitore në shtëpi. Në supersfidën tjetër, një dielemë më vete përbën prania e Messit, i cili duket se është në rikuperim. Megjithatë, spanjollët fituan bindshëm ndaj Valencias, falë 17-vjecarit afrikan Ansu Fati, protagonist i padiskutueshëm bashkë me Suarez. Por mbrojtja katalanase vazhdon të lërë për të dëshiruar. E duket se do ta kenë jo të lehtë kundrejt një Dortmundi të kuadruar, që vjen nga një goleadë me Leverkusenin.
Të mërkurën është radha e PSG-Real dhe Atletico-Juventus. Epiqendra është “Parc de Prince”, përderisa PSG – me një Icardi më shumë dhe Neymarin e rigjetur përmes golit të shënuar me roveshiatë 3-pikëshe ndaj Strasburgut, kërkon të tregojë veten ndaj 13 herë kampionëve të Evropës. Mirëpo braziliani nuk do të jetë për shkak skualidikimi, ndërsa do të mungojë ende Mbappe. Edhe Reali ka probleme, sic konfirmoi fitorja e vështirë me Levanten, por mund të mbështetet tek riaftësimi i Hazard.
Delikat është edhe dueli mes Atleticos e Juventsit, që kthehen të përplasen pas asaj triplete te Ronalës në 1/8 e edicionit të kaluar. Los Colchoneros tepër të përforcuar gjatë verës, vijnë nga një humbje e befasishme kundër Sociedadit. Megjithatë, edhe Juve nuk bind, gjë që e tregoi barazimi 0-0 në Firence. Ndërkohë që nuk Sarrit nuk i mungojnë as mungesat për shkak dëmtimesh.