Champions, Reali i Madridit pranë rekordit prej 500 golash

Sport

rrr

Edhe një gol dhe Reali i Madridit do të hyjë në historinë e Champions League-ës si klubi i parë që rregjistron plot 500 gola në historinë e këtij kompeticioni. Me më shumë se 40 gola krahasuar me Barcelonën, Los Blancos janë skuadra që ka realizuar më shumë në Champions League. Madrilenët kryesojnë listën e trofeut më prestigjioz të Evropës, ku prapa vijnë Barcelona, Bayern dhe United. Finalistët e këtij edicioni, Juventus, është skuadra e gjashtë në këtë listë me 263 gola. Sipas shifrave të publikuara nga UEFA, Reali i Madridit u ka shënuar plot 57 skuadrave të ndryshme në Evropë. Ndër ekipet më të preferuara janë Bayerni, Ajaxi dhe Galatasaray. Gjermanëve madrilenët u kanë realizuar 30 herë, ndërsa holandezëve dhe turqëve nga 20-të. Në përgjithësi 58-të kanë qenë rivalët e ndryshëm që Reali ka hasur në Champions në historinë e tij, por nga këto skuadra vetëm njërës ka dështuar t’i shënojë gol. Bëhet fjalë për Arsenalin. Madrilenët humbën 1-0 me ta dhe barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit në fazën me eliminim direkt në sezonin 2005-2006, vit ku topcinjtë arrinin finalen. Por përtej Arsenalit, cdo skuadër tjetër ka qenë e thyeshme nga madrilenët. Trigolëshi i Ronaldos në gjysmë-finalen me Atleticon, e coi rekordin e tij personal në 103 gola në Champions, cka do të thotë se ai tashmë ka shënuar 17.6 përqind të totalit që Reali ka në historinë e tij.