Champions, Real-PSG, Varane ankohet për dhimbje në gju, Mbappe rikuperohet

Sport

real psnf

Të hënën Raphael Varane mundi të stërvitej me skuadrën, kjo pas goditjes që pësoi në fundjavë në gju. Pas fitores 4-1 me Valencian, shtatlarti francez u ankua për dhimbje në të njëjtin vend ku qe operuar në vitin 2012-të. Kur mbeten edhe më pak se 2 javë nga sfida në Champions League me PSG, mbrojtja është nyja më e dobët e Los Blancos. Skuadra e Zidane ka pasur të lënduar edhe Sergio Ramosin, por ky i fundit u rikthye në javën e dytë të janarit. Përveç Varane, shqetësuese ka qenë edhe gjendja e Vallejos. Ndërkohë për 24-vjecarin francez, gazeta AS përmendi historikun e lëndimit të 6 viteve më parë, ku në maj të 2012-ës ai qe operuar. Në Valdebebas Varane do të mbahet në monitorim. Ai ka pasur shpesh shqetësime, Sipas gazetës AS, 24-vjecari nuk luan më shumë se tre ndeshje radhazi që prej muajit tetor të vitit të kaluar. Kështu Zidane pritet të mos e grumbullojë francezin në sfidën kundër Levantes kjo duke pasur si prioritet përballjen e 14 shkurtit me PSG në Bernabeu. Ndërkohë duke folur për PSG, Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për t’u hedhur në fushë në këtë sfidë. Pas shembjes që pësoi në përballjen me Lyonin, Mbappe u vu në monitorim nga stafi mjekësor, por trajneri Unai Emery njoftoi në fillim të javës se 19-vjecari është stërvitur normalisht me grupin dhe me shumë gjasa do jetë “ok” për sfidën në Madrid.