Champions – Përcaktohen grupet, italianet të pafata

Sport

UEFA CHAMPIONS LEAGUE QUARTER-FINALS-1600x900
Tashmë spektakli Champions League ka startuar. Shorti i hedhur të enjten në Monte Karlo, ka formuar edhe 8 grupet që do të konkurrojnë për finalen e këtij sezoni që luhet Itali. Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë ka pasur grupe të zjarrta sikurse dhe grupe mesatare, apo të lehta për skuadrat e mëdha. Kështu grupi i hekurt qëlloi të jetë Grupi D, me Juventusin, Manchester City-in, Sevillia-n dhe Borussian e Monchengladbach-ut, që do të luajnë shanset për të kaluar në fazën tjetër. Ndërkohë grup i vështirë mund të konsiderohet edhe Grupi E, ku Barcelona ka pikasur Bayer Leverkusenin, Romën dhe Bate Borisovin.
Ndërsa më fatlumët mund të konsiderohen Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, të cilët kanë pikasur grupe disi më të lehta në letër. Manchester United rezultoi në Grupin B me PSV Eindhoven-in, CSKA-në e Moskës dhe Wolfsburgun, ndërsa Chelsea në Grupin G me Porton, Dinamon e Kievit dhe Maccabin e Tel-Avivit. Grupe më impenjative duken Grupi A dhe F, ku në të parin PSG dhe Reali i Madridit do të luajnë në një grup me Shakhtar Donetsk dhe Malmo, ndërsa në grupin tjetër Arsenali dhe Bayern i Munich-ut kanë si rivalë Olympiacos-in dhe Dinamon e Zagrebit.
Ndërsa në fund grupe disi më të barabarta për nga niveli i skuadrave ishin Grupi C dhe Grupi H. Në të parin Benfica e Atletico e Madridit do të kenë përballë Galatasaray-in dhe debutuesit e Astanas. Ndërsa në grupin tjetër Valencia do të luajë gjithcka me Zenit Shën Pjetërsburgun, Olympique Lione-in dhe belgët e Gent.
Gjithçka starton të martën e 15 shtatorit dhe do të përcillet eskluzivisht dhe në HD vetëm në Tring Digital, ndërsa finalja e madhe do të jetë në Milano, më 28 maj.