Champions League, Tottenham-Juventus, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

ndeshja
Maurizio Pochettino, trajner i Tottenhamit: Sezonin e kaluar ishte një zhgënjim i madh për ne të eliminoheshim që në grupe. Por këtë vit ka qenë ndryshe. Me rezultatet që kemi marrë, sidomos në një grup të vështirë ku ishim, tanimë kemi përmirësuar reputacionin tonë në Evropë dhe mund ta them se jemi një skuadër e respektuar. Loja dhe filozofia e jonë respektohen.Por kur flasim për të tilla nivele nuk duhet ta harrojmë që të nevojitet edhe fati.Kur ata humbën penalltinë në ndeshjen e parë, ishte goxha shtysë për ne.

mau
Hugo Lloris, portier i Tottenhamit: Ishin pranë eliminimit, kur Higuain gaboi atë njëmbëdhjetëmetërsh. Nëse do kishin shënuar golin e tretë do të kishte qenë tejet e vështirë. Por ne e kthyem ndeshjen dhe ishte rezultat tejet i kënaqshëm.

hugo
Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit:Këto ndeshje vendosen nga shfrytëzimi në maksimum i shanseve që të jepen. Prandaj duhet të luajmë mirë dhe të marrim rezultat, përndryshe jemi jashtë.Duhet të jemi pozitivë, të qetë, të duruar dhe të mbrojmë mirë si skuadër.Kjo duhet të jetë qasja jonë.Ata parapëlqejnë ta kenë zotërimin e topit dhe synimi ynë është t’ua prishim këtë mënyrë loje.Sigurisht preferojmë që të mos shkojmë në kohë shtesë, pasi kemi plot lojtarë të lënduar, prandaj duhet të tregohemi të aftë dhe të përqëndruar edhe taktikisht edhe teknikisht.

allegri
Gianluigi Buffon, portier i Juventusit: Duhet ta them, Kane si Batistuta, është krahasim që qëndron nëse shohim forcën fizike, atletiçizmin dhe aftësinë për të shënaur. Kane ka qenë i jashtëzakonshëm 18 muajt e fundit, në formë të shkëlqyer dhe kjo u jep atyre goxha besim.

buffon