Për Manchester City-in e Pep Guardiolës, rrugëtimi drejt Kievit do të kalojë nga Anfield Road në Liverpool. Shorti i Nionit në Zvicër ka përcaktuar një përballje të tërën angleze për çerek-finalet, me gjasa një nga duelet më të forta të kësaj faze. Ndeshja e parë do të luhet më 4 prill në shtëpinë e magjishme të “Reds”-ave dhe ajo e kthimit më datë 10 në “City of Manchester”. Kjo do të jetë përballja e parë në Evropë mes këtyre dy skuadrave.
Në futbollin anglez Liverpool ka dominuar 87 herë nga 178 përballjet në total ndaj City-it, por gjërat kanë qenë krejt ndryshe që pas ardhjes së Pep Guardiolës. Blutë e Manchesterit e mundën Liverpoolin 5-0 në shtator, ndërsa të kuqtë i përmbysën 4-3 më 14 janar me një nga ndeshjet që u cilësuan si më të bukurat e para ndonjëherë në Angli. Skuadra e Jurgen Klopp rezulton e vetmja që i ka mundur The Cityzens në Premier. E pra kjo përballje do ketë jo vetëm plot emocione, por edhe gola.
Rekordmenët e pasimeve dhe rezultateve pozitive në Angli, kanë ofruar ndeshje fantastike në ishull teksa në Evropë do jenë për herë të dytë kundër një skuadre të vendit të tyre. Ndodhte kështu në 1979-ën kur City eliminohej nga Chelsea në Kupën e Kupave. Nga ana tjetër Liverpooli, 5 herë kampione e Evropës, në të tilla nivele ka hasur 9 herë në skuadra të Premier League-ës dhe në 5 të tilla ia ka dalë të kualifikohet. Se si do jetë rezultati i këtij dueli të radhës, mbetet për t’u parë.