Champions League, Sevilla pret Manchester United-in

Sport

dfdsfrggf

Sevilla, që nuk ka kaluar kurrë një fazë të 1/8-ve në UEFA Champions League, synon sot të thyejë kufijtë duke luajtur përballë një skuadre të madhe sikurse është Manchester United-it. Synimi është i qartë, të luhet pa frikë dhe si të barabartë edhe pse në letër gjërat nuk tregojnë aspak kështu. Me një organikë që kushton më shumë se dyfishin, Djajtë e Kuq konsiderohen si favoritët. Nga faza në grupe andaluzët kanë ndryshuar ndjeshëm. Në fund të dhjetorit Vincenzo Montella zuri vendin e Eduardo Berrizzos dhe rreth një muaj më pas, u sigurua finalja e Copa del Rey. Sevilla e pret United-in pasi fitoi 2-1 transfertën me Las Palmas në kampionat, ndërsa Djajtë e Kuq vijnë pas fitores 2-0 në Kupë kundër Huddesfield. Vlen të thuhet se kjo do të jetë mbrëmja e parë Champions e italianit si trajner dhe përballë ka një specialist si Mourinho, të cilit ka thënë se ia ka studiuar mirë taktikat. Por portugezi në kohën kur drejtoi Realin fitoi 7 nga 8 përballjet me Sevillan dhe sot objektivi është po i njëjti edhe pse ka në drejtim tjetër skuadër. Si United ashtu edhe Sevilla shënuan nga 12 gola në fazën në grupe, por ndërsa anglezët pësuan vetëm 3, Sevilla pësoi po aq sa shënoi, pra 12-të. Te Sevilla gjysmat e golave në Champions i ka shënuar Ben Yedder, ai është rreziku kryesor i spanjollëve. Për sa i përket lojtarëve United ka rikuperuar Pogbanë, Rashfordin dhe Herreran ndërsa të lënduar mbeten Rojo, Jones dhe Fellaini. Ndërsa Montella te Sevilla ka pasur probleme me Kjaer, Nolito dhe Corchian.