Champions League, Sevilla kërkon një tjetër mbrëmje magjike, por kësaj radhe luhet në Munich

Sport

sevilla13
Një skuadër që ka shënuar në Old Trafford dhe që kërkon të shënojë edhe në Fussball Arena. Një skuadër që ka humbur 1-2 në shtëpi dhe që sot s’ka asgjë për të humbur në transfertë, kjo është Sevilla, e cila synon edhe sot të luajë si e barabartë me gjigandët e Evropës. Heynckes e ka paralajmëruar këtë gjë dhe ka kërkuar angazhim maksimal nga të tijët, kjo pasi ishte pikërisht nga një transfertë, si ajo kundër United-it, ku andaluzët surprizuan duke u kualifikuar pas 60 vitesh në të tilla nivele. Shtypi spanjoll e ka cilësuar diçka të mundshme. “Repitelo” ishte titulli i Marcas që inkurajonte andaluzët të bëjnë një tjetër mbrëmje të magjishme sot. Më i rrëzikshëm është po ai, Ben Yedder. Autor i 8 golave këtë edicion.

sevilla

Përballë do ketë Lewandowskin, por dhe tifozët bavarezë. Këtë sezon, kampionët e rishpallur të Gjermanisë kanë qenë të pamposhtur në shtëpi. 18 fitore dhe 2 barazime në 20 ndeshje janë qetësia që imponon kura Heynckes. Gjithashtu Bayerni është skuadra e tretë, pas City-it dhe Barçës që i dominon ndeshjet me një mesatare mbi 57 përqind të zotërimit të topit. Por e marta tregoi se ky aspekt në futboll nuk mjafton më për t’i siguruar rezultatet, sidoqoftë luhet në Munich dhe e sigurt është se do jetë një mbrëmje e magjishme futbolli.