s humbjes 2-1 në Ukrainë, Roma kërkon sot përmbysjen në Olimpico për të arritur për herë të parë çerek-finalet e UEFA Champions League në 10 vitet e fundit. Në Kharkiv, Shakhtari arriti t’i mposhtë ata edhe pse kaluan të parët në avantazh me Under. Për të shmangur një situatë të ngjashme, trajneri Di Francesco ka kërkuar të gjithë ndihmën e nevojshme nga tifozët. Roma vjen pas dy fitoresh të rëndësishme në kampionat, 4-2 me Napolin dhe 3-0 me Torinon.
Dzeko dhe Peroti do jenë të freskët pasi në fundjavë nuk luajtën për shkak kartonësh. Lajmi i mirë është rikthimi në formë edhe i kapitenit De Rossi, i cili realizoi një gol ndaj Torinos, ndërsa me probleme mbetet Defrel. Në anën tjetër Shakhtari vjen me një formë perfekte. Ukrainasit kanë pësuar vetëm një gol në 5 ndeshjet e fundit. Pikërisht ai i Under është i vetmi, teksa vetë ata kanë mundur të realizojnë plot 18 herë. Vizita e fundit e Shakhtarit në Romë ishte 7 vite më parë me një fitore 3-2.
Roma në fakt në 5 përballjet e mëparshme me ukrainasit ka vetëm 1 rezultat pozitiv, atë të 12 viteve më parë, një 4-0 pikërisht në Olimpico. Si verdhekuqtë ashtu edhe Shakhtari vjen në këtë fazë pasi mundi të kualifikohej nga një grup tejet i fortë. Minatorët eliminuan Napolin në grupin F dhe sot do të mundohen të eliminojnë një tjetër skuadër italiane. Roma nga ana tjetër, si kokë e grupit C eliminoi Atleticon dhe sot ndaj Shakhtarit kërkon të riprodhojë atë performancë që shfaqi ndaj Chelsea-it më 31 tetor, se sa do t’ia arrijë, mbetet për t’u parë.