Sérgio Conceição, trajner i Portos: E dimë që përballë kemi një skuadër të shkëlqyer, por unë them se edhe Porto është e denjë për nivele të larta. Jemi dy skuadra historike, të dyja me besimin se mund të kalojmë në çerek-finale. Liverpooli ka sulmin e dytë më të mirë në Angli, ka gjithashtu qëndrueshmëri rezultatesh. Por sigurisht, si çdo skuadër tjetër, ka dhe ajo pika të dobëta, dhe ne do provojmë t’ua vëmë në pah´ ato. Kemi strategjinë tonë dhe do të mundohemi ta aplikojmë me atë lojë tonën që na karakterizon.
Iván Marcano, mbrojtës i Portos: Pas problemeve që kam pasur tashmë jam gati. Sigurisht vendos trajneri nëse unë luaj apo jo. Përballë kemi një skuadër të kompletuar, që s’ka humbur në Champions League këtë sezon dhe që kanë një formë të mirë. Mendoj se do luajmë një ndeshje të luftuar. Në këtë kompeticion, synimi ynë mbetet po ai, të shkojmë aq larg sa të mundemi.
Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit: Kjo ishte ajo çka kemi ëndërruar verën e kaluar dhe tashmë ja ku jemi…1/8-at! Në garë me 16 skuadrat më të forta. Sa për ndeshjen, ashtu sikurse e imagjinoni, besojmë fort te stadiumi ynë, Anfield, atmosfera atje është gjithmonë e jashtëzakonshme dhe shtysë e madhe për ne, por në mënyrë që të kemi një situatë të mirë për atje, duhet që të marrim rezultat këtu. Sigurisht e dimë që kjo ka për të qenë e vështirë. Duhet të kemi kujds nga Porto, një skuadër tejet fizike, e fortë dhe shumë mirë e organizuar. Por sidoqoftë ne do bëjmë lojën tonë.
Roberto Firmino, sulmues i Liverpoolit: S’e di nëse Porto na e ka frikën ne, por ne do mundohemi t’ua bëjmë atyre gjërat sa më të vështira. Do bëj ç’të mundem për ta ndihmuar Momo Salahn që të shënojë dhe po kështu edhe shokët e tjerë të skuadrës. Porto është një skuadër e shkëlqyer me goxha traditë në Champions League, prandaj do na duhet të jemi në maksimumin tonë.