Champions League por troket, rikthim i rëndësishëm për Arsenalin

Sport

Teksa Champions League po troket, Arsenali mund të ketë në dispozicion një prej lojtarëve më të rëndësishëm të organikës. Fjala është për Jurrien Timber. Në verën e 2023-shit, mbrojtësi I qendrës u transferua nga Ajaksi për shifrën e mbi 40 milionë eurove dhe ai ishte parashikuar të luante titullar në formacionin e trajnerit Mikel Arteta.

Megjithatë, hollandezi do të aktivizohej vetëm 2 ndeshje me Gunners, teksa do të dëmtohej pikërisht në takimin hapës të Premier League, atë ndaj Nottingham Forest të luajtur në Emirates. Hollandezi lëndoi rëndë ligamentin e gjurit, ndërsa u tha se do të ishte sërish gati në muajin Mars.

Thënë këtë, 22 vjeçari ka munguar në ndeshjet e deritanishme të skuadrës, si në Angli, gjithashtu edhe në fazën e grupeve Champions League. Megjithatë, këtë herë, Timber është përfshirë nga tekniku Arteta në listën e lojtarëve të grumbulluar për fazën me eliminim të Champions League.