Champions League, përcaktohen sot 3 të kualifikuarat e para të fazes ‘Play-Off’

Sport

play off
Dinamo Kyiv-Ajax; Dinamo Zagreb-Young Boys dhe AEK-Vidi luajnë sot aktin e dytë të vlefshëm për kualifikimin në UEFA Champions League. Në ndeshjet e para u panë plot gola dhe secila nga këto përballje ofron plot mundësi për rezultate të njëjta edhe këtë mbrëmje. Dynamo Kyiv pret sot Ajaxin, pasi në sfidën e parë u mund 3-1. Në Amsterdam Van de Beek; Ziyech dhe Tadic ishin autorët e fitores për grupin e Ten Hag, por ky i fundit e di mjaft mirë se goli i Kedzioras i mban në lojë ukrainasit. Këtyre të fundit i duhet minimumi një fitore e pastër me dy për të përmbysur gjithcka. Në Zagreb sot pritet gjithashtu ndeshje e hapur.

championsleague

Si Dinamo po ashtu edhe Young Boys ka një formë fantastike, por vetëm njëri prej tyre do të marrë kualifikimin për në grupet e Champions League-ës. Goli i Mislav Olicit në Bern, që barazoi Kevin Mbabun i ka vënë në pozita disi më të mira kroatët, por Young Boys synon të shijojë për herë të parë aromën Champions dhe për këtë ata pritet të luajnë me kapacitet të plotë në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në Zagreb. Ndeshje interesante shihet edhe përballja e dytë mes AEK-ut dhe hungarezëve të Vidit. Në takimin e parë këta të fundit luajtën me 10 lojtarë, pjesën më të madhe të ndeshjes, por arritën t’i ngushtojnë diferencat në 1-2 falë golit të Lazovic, nga ky rezultat dhe prej faktit se s’kanë asgjë për të humbur ata do të mundohen të luajnë edhe 90 minuta të tjera me përqëndrim maksimal.