Champions League, “Opta” zbulon favoritët

Sport

Superkompjuteri i Opta-s ka simuluar garën e Ligës së Kampionëve 2025/26 plot 10,000 herë dhe ka konfirmuar përqindjet e favoritëve të mundshëm për kompeticionin që nis zyrtarisht më 16-17-18 dhjetor në kanalet TRING. Konkretisht, sipas superkompjuterit të kompanisë së specializuar Opta, Liverpooli është parashikuar favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion me 20.4 për qind shanse për të ngritur trofeun.
Reds janë vendosur para rivalëve të Arsenalit, të cilët shihen favoritët e dytë me 16 për qind shanse dhe kampionëve aktualë, Paris Saint-Germain, që renditen në pozitën e tretë me 12.1 për qind gjasa për të triumfuar. Pas tyre përfshihen klube të tjera të mëdha si Barcelona dhe Manchester City me nga 8.4% shanse që mbyllin pesëshen e favoritëve. Chelsean me 7.0% renditet në pozicionin e gjashtë, Real Madridi me 5.8% i shtati; Bayern Munichu i teti me 4.3%, Interi i nënti me 3% dhe Newcastle United i dhjeti me 3% shanse. Pas tyre në pozitat nga 11-20 vijnë ekipe të tjera si Benfica, Napoli, Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Club Brugge, Sporting Lisbona, Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Juventus dhe Atalanta.