Barcelona udhëton në Romë të martën për të luajtur sfidën e kthimit të vlefshme për çerek-finalet e UEFA Champions League. Fitorja 4-1 e ndeshjes së parë i bën ata më se favoritë për t’u kualifikuar. Në fundjavë Roma u mund 0-2 nga Fiorentina ndërsa Barcelona fitoi 3-1 ndaj Leganes. Verdhekuqtë vuajtën rezultatin e 5-të negativ në 10 ndeshjet e fundit të luajtura brenda dhe tashmë zyrtarisht Olimpico nuk është më një fortesë për ta. Në Spanjë Messi i dha Barçës fitoren e radhës me një tripletë duke barazuar kështu rekordin e Sociedadit të viteve 80-të me 38 ndeshje pa humbje në La Liga. Po të martën luhet ndeshja City-Liverpool, që në të parën pa të kuqtë të fitonin 3-0. Fundjava pati angazhime derbi për të dyja. City zhgënjeu duke u përmbysur 2-3 nga United ndërsa Liverpooli me rezerva barazoi pa gola me Evertonin. Të mërkurën vëmendja shkon në Bernabeu te ndeshja e kthimit Real Madrid-Juventus. Humbja 3-0 në Torino i sheh aspak favoritë italianët. Fundjava ndërkohë i pa ata të fitonin 4-2 ndaj Beneventos ndërsa Reali u barazua 1-1 nga Atletico në derbin e Madridit. Padyshim sfida më e hapur që mbetet ende me shumë shanse është Bayern-Sevilla. Rezultati 1-2 i ndeshjes së parë i lë andaluzët në lojë, por fundjava pa ata të humbnin 4-0 nga Celta Vigo ndërsa Bayerni festoi titullin e 6-të kampion radhazi duke fituar derbin e bavarisë me Augsburgun.