Champions League/ Napoli pëson humbjen e parë sezonale, klasifikim historik për klubin italian

Sport

Napoli mposhtet në Anfield, por e mbyll etapën e parë të Champions League si kryesues i Grupit A. Të kaltërit u mposhtën 2-0 në transfertën e javës së 6-të ndaj Liverpool, në atë që ishte edhe humbja e parë sezonale në të gjitha kompeticionet.

Goli i parë u shënua në minutën e 85-të nga Mohamed Salah, i asistuar nga Darëin Nunez. Ky i fundit, i ardhur nga stoli në pjesën e dytë, shënoi edhe golin tjetër për Liverpool në minutën e 8-të të shtesës.

Në këto rrethana, Napoli u rendit në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Liverpool, por me një golavarazh më të mirë falë ndeshjes direkte të luajtur në tokën italiane.

Kjo është hera e dytë në historinë e Napolit që klasifikohet në vend të parë në fazën e grupeve. Më herët kishte ndodhur në edicionin 2016/17-të.

Nga ana tjetër, sifda e luajtur në Anfield, ishte e 400-ta për Jurgen Klopp në të gjitha kompeticionet në pankinën e Liverpool, dhe e 100-ta në Champions League, duke u bërë kështu trajneri i 4 në historinë e klubit që e arrin këtë shifër kaq të lartë.

Të kualifikuara në raundin tjetër, si Napoli dhe Liverpool presin me qetësi shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Në sfidën tjetër të Grupit A, Ajaksi mposhti me rezultatin 3-1 skuadrën e Rangers në transfertë. Hollandezët, të cilët u klasifikuan të 3-tët dhe tashmë do luajnë në Europa League, fituan falë golave të Berghuis, Kudus dhe Coinceicao, të cilët bënë të pavflefshëm finalizimin e Tavernier për ekipin skocez, që nuk mundi të merrte asnjë pikë këtë edicion të UEFA Champions League.

///

Champions League/ Porto klasifikohet në krye të Grupit B, Atletico regjistron rekordin më negativ në histori

Ndonëse e kishte siguruar kualifikimin, por jo vendin e parë në Grupin B, Porto ia doli ta bënte një gjë të tillë, duke fituar me rezultatin 2-1 përballë Atletico Madrid në ndeshjen e javës së 6-të.

Takimi i luajtur në Do Dragao u zhbllokua shumë shpejt. Që në minutën e 5-të, Taremi kaloj të zotët e shtëpisë në avantazh, ndërsa në të 24-tën, ishte radha e Estaquio për të dyfishuar shifrat.

Rojiblancos e shkurtuan diferencën në minutën e 95-të, falë autogolit të Marcano.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Bayer Leverkusen dhe Club Brugge u ndanë në barazim 0-0. 90 minuta nuk ishin të mjaftueshme që në tokën gjermane të shënohej qoftë e dhe një gol.

Si pasojë e rezultateve të të dyja ndeshjeve, Porto u klasifikua në vendin e parë në kuotën 12 pikëve, ndjekur nga Club Brugge me 11-të. Ndërkohë, Leverkusen dhe Atletico nuk arritën të grumbullonin dot më tepër sesa 5 pikë, por gjermanët u klasifikuan të 3-tët, si pasojë e ndeshjes direkte të fituar ndaj skuadrës gjermane. Në këtë mënyrë, Atletico Madrid eliminohet kësisoj nga çdo kompeticion i UEFA-s. Kjo është e parë në historinë e klubit që Rojiblancos renditen të fundit në fazën e grupeve me vetëm 5 ikë të grumbulluara.