Java e Champions League-ës ofroi një mori ndeshjesh të jashtëzakonshme, por edhe momentesh fantastike, të cilat zor se harrohen lehtë. Në fitoren 2-0 të Leicester City-it me Sevillan, Albrighton ishte autori i kualifikimit, por në stadium këtë sukses e shijoi njëjtë si ai edhe një ish si N’Golo Kante, që tanimë luan për Chelsea-in. “Një mbrëmje fantastike, është për netë të tilla që e luajmë këtë lojë. Ç’performancë prej skuadre!” ishte komenti i Schmeichel në twitter. Në fitoren 1-0 të Juventusit me Porton, Dani Alves shkoi në kuotën e 20 rasteve të krijuara, ku vetëm Lucas Moura ka më shumë. Ndër të tjera spikati deklarata e Buffon, i cili thoshte se Leicester ishte skuadra që ai nuk do të donte në cerek-finale. Në fitoren 3-1 të Monacos ndaj City-it, ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer lëshoi një batutë interesante ndaj Guardiolës. “Pyes veten nëse në pushim mes pjesëve, Pep i ka kujtuar apo jo mbrojtësve që mundet edhe t’u rrëshkasin kundërshtarëve”. Ndërkohë City u bë e para skuadër që eliminohet nga Champions League-a pasi kishte shënuar 5 gola në takimin e parë. Në barazimin 0-0 mes Atleticos dhe Leverkusenit vëmendja ishte te 17-vjecari Kai Havertz, ndërsa Atletico shënoi takimin e 17-të në 20 ndeshje të Champions League-ës, që nuk pëson gol në shtëpi.