Champions League, Liverpool-Porto, Salah në kërkim të rekordit të Torresit

Sport

Liverpool Porto

Pas ndeshjes së parë ku mundi të realizoi 5 gola, Liverpool pret sot në Anfield Porton. Të kuqtë e kanë deklaruar hapur se nuk do ta ulin aspak ritmin dhe do t’i përballin portugezët me kapacitet të plotë, pavarësisht rezultatit të sfidës së kaluar. Pesë herë kampionët e Evropës vijnë në këtë sfidë pasi mundën 2-0 Newcastle-in në kampionat. Sërish në rrjetë vajti Momo Salah. Për egjiptianin ai i fundjavës, ishte i 32-ti sezonal, 1 më pak se rekordi prej 33 golash realizuar nga Torres 10 vite më parë. Në shekullin e 21-të askush nuk ka realizuar më shumë se spanjolli me fanellën e kuqe, por Salah synon ta thyejë këtë rekord dhe shanset janë që t’ia arrijë. Për statistikat, në shtëpi, Liverpool shënoi 12 gola vetëm në fazën në grupe të UEFA Champions League, ndërsa Porto, në 4 vizitat e fundit në Angli, nuk ka realizuar asnjë herë. Për një total prej 17 përballjesh atje ata kanë humbur 15 herë. Rezultati 5-0 i pësuar në Do Dragao, ishte dëshpërues për Sergio Conceicaon. Gjithsesi ata ja kanë dalë të marrin disi veten dhe vijnë pas një fitoreje domethënëse 2-1 me Sportingun në kampionat. Objektivi i portugezëve është reagimi dhe mbyllja në mënyrë dinjitoze për këtë vit në Champions dhe mundësitë janë edhe 90 minuta. Për sa i përket mungesave për Liverpoolin, Wijnaldum dhe Woodburn janë me gjendje gripale, për Porton, probleme kanë pasur Telles, Fabiano dhe Soares.