Champions-League, lëndoi shpatullën, Carrasco mungon ndaj Realit

Sport

Yannick Carrasco

Të martën mbrëma, Diego Simeone humbi përballjen me Villarrealin, por një shqetësim për të ishte edhe lëndimi i belgut Yannick Carrasco. 23-vjeçari u hodh në fushën e lojës si zëvendësues i Nico Gaitan, por 16 minuta më pas u detyrua të dilte nga loja për shkak të një lëndimi në shpatull. Ylli i Atleticos së Madridit u përplas me Rukavinan e Villarrealit dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen duke i lënë vend Fernando Torresit. AS shkroi të mërkurën se Carrasco mund të ketë lënduar edhe klavikulën e qafës. Klubi njoftoi se e kishte dërguar lojtarin në spital pas ndeshjes dhe analizat konfirmuan një shembje në shpatull, riaftësimi prej së cilës kërkon dy javë. Kjo do të thotë se Carrasco nuk do të luajë kundër Realit të Madridit në gjysmë-finalen e parë në Champions League dhe do jetë në mëdyshje edhe për ndeshjen e kthimit. Kjo është një humbje e madhe për Los Rojiblancos, të cilët prej Carrascos kanë gëzuar 14 gola dhe 5 asiste këtë sezon. Ish-lojtari i Monacos konsiderohej si lojtar kyc në treshen frankofone me Griezman dhe Gameiron, por tani kundër Realit, Simeone duhet të ri-ndërtojë gjithcka. Ndërkohë vetë argjentinasi thuhet se mund të marrë një pezullim pasi në fund të ndeshjes iu hakërrye një prej asistentëve të gjyqtarit Ignacio Villanueva. Sipas Simeones gjyqtari e mbylli më herët takimin dhe për këtë ai u shfrye duke kërkuar shpjegime. Por kjo sjellje mund t’i kushtojë atij një pezullim nga Federata, e cila thuhet se ka marrë raportin e gjyqtarit në shqyrtim.