UEFA Champions League është njohur me 3 skuadrat e fundit, që kanë ardhur nga faza play-off. PSV, Antverp dhe Copenhagen janë kualifikuar zyrtarisht në fazën e grupeve.
Pas barazimit 2-2 në tokën skoceze në sfidën e vajtjes, në shtëpi, PSV e ka kthyer duelin në një spektakël golash, duke argëtuar njëkohësisht edhe tifozët, që kishin mbushur plot e përlot shkallët e stadiumit.
Në këtë mënyrë, skuadra hollandeze është rikthyer në Champions League, për herë të parë që nga edicioni 2018/19, atëherë kur e mbyllnin të 4-tit në grup, me vetëm 2 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje të luajtura.
Në edicionet pasuese, PSV, tentoi të rikthehej në ajkën e kompeticionit të klubeve, por nuk ia doli dot, pasi u eliminua nga Benfica, apo edhe Rangers një vit më parë.
Më tej, Antverpi, është kualifkuar në grupet e Championsit, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj Aek-ut të Athinës. Pasi fitoi titullin e 5-të në histori në Belgjikë, ekipi i drejtuar nga Mark van Bommel arriti një tjetër sukses, duke prerë biletën si një prej 32 ekipeve më të mira të kontinentit. Si skuadra e vetme belge që ka luajtur në një finale të UEFA-s, Antverpi është rikthyer sërish të jetë sfiduese në nivelet më të larta.
Po ashtu, në fazën e grupeve të Champions League është rikthyer edhe Copenhagen, që ka me rezutlatin e përgjithshëm 2-1, ka mposhtur ekipin polak të Rakovës, duke fituar 1-0 sfidën e vajtjes, dhe më pas, barazimi 1-1 në shtëpi.
Kjo është pjesëmarrja e 6-të e Copenhagen në grupet e Champions League, teksa asnjë klub tjetër danez nuk ka marrë pjesë më tepër sesa 2 herë në këtë kompeticion. Katër nga pesë pjesëmarrpjet e mëparshme të 15 herë kampionëve danenzë në Champions League, kanë përfunduar që në fazën e grupeve. Përjashtim bën vetëm edicioni 2010/11, atëherë kur u kualifikuan në raundin e 1/8-tave, por u eliminuan nga Chelsea, me rezultatin e përgjithshëm 2-0.