Champions League/ Juventusi mposhtet nga Benfica, Messi thyen rekordin e Benzema dhe CR7

Sport

Në mbrëmjen e dytë të javës së dytë të fazës së grupeve në Champions League, nuk munguan surprizat, mirëpo padyshim që surpriza më e madhe ndodhi në Torino. Juventusi u mposht ngga Benfica me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për Grupin H.

Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa në minutën e 4 kaloi në avantazh me anë të Arkadush Milik. Mirëpo avantazhi i të zotëve të shtëpisë zgjati deri në minutën e 43, teksa Joao Mario riktheu barazpeshën për ekipin mik.

Mirëpo skuadra e shqiponjave kishte ende për të thënë. Në minutën e 55-të, David Neres e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke kaluar portugezët në epërsi, rezultat që do të mbetej i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit.

Për të kuptuar sa e rëndë ishte kjo humbje për klubin italian, mjafton të përmendim këtu që për herë të parë në historinë e Champions League, Juventus i ka humbur që të dyja ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Me zero pikë në klasifikim, Zonja e Vjetër është në rënie të lirë, teksa tashmë shpresat i ka në dy ndeshjet e rashës që do luajë ndaj Macabi Haifa, që po ashtu ka zero pikë dhe renditet e fundit në grupin H. Humbjen e dytë, skuadra izraelite e pësoi në shtëpi nga PSG. Pavarësisht avantazhit në minutën e 24 me anë të Chery, do të ishte Leo Messi ai që barazoi rezultatin dhe riktheu me këmbë në tokë të zotët e shtëpisë.

Me këtë finalizim, argjentinasi vendosi dy rekorde të reja në Champions League. Si fillim, Messi tashmë u bë lojtari i parë në historinë e Champions League që realizon të paktën një gol në këtë kompeticion për 18 sezone të ndryshme, duke lënë pas tij Karim Benzema me 17.

Me rekordin e dytë të vendosur kaloi rivalin e tij të historic, Cristiano Ronaldon. Messi tashmë ka realizuar ndaj 39 skuadrave të ndyrshme në Chapions League. Nga ana tjetër, CR7 e ka gjetur rrjetën ndaj 38 ekipeve të ndryshme.

Në këtë panorama, PSG dhe Benfica tashmë kryesojnë Grupin H me nga 6 pikë, ndërsa në 2 ndeshjet e radhës do përballen me njëra-tjetrën, fillimisht në Portugali dhe më pas në Francë.