Të hënën në mesditë, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti I UEFA Champions League për fazën e 1/8-tave. Çdo skuadër ka mësuar kundërshtarin e saj, teska nuk mungojnë përballjet spektakolare.
Champions League është niveli më I lartë I futbollit të klubeve në continent dhe në fushën e lojës, do të kemi një përsëritje të finales së edicionit të kaluar. Liverpool – Real Madrid është padyshim një prej çifteve më emocionuese. Përballja e fundit është ende e freskët. Jo më larg sesa 28 maji I këtij viti, kur Reali fitoi titullin e 14-të të Chamions League me rezultatin 1-0 në finalen e Parisit.
Sa I përket traditës mes këtyre dy klubeve, Liverpool dhe Real Madrid janë përballur 9 herë mes tyre. Los Blancos regjistrojnë 5 fitore, kundrejt të The Reds, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim. Spanjollët kanë mundur të shënojnë 11 gola, kundrejt 8 të anglezëve.
Një tjetër duel emocionues është ai mes Milanit dhe Tottenham. Kuqezinjtë rikthehen në raundin e 1/8-tave që prej edicionit 2013/14, teksa përballë do kenë një kundërshtar të nivelit të lartë. Këto skuadra janë përballur vetëm dy herë mes tyre në Champions. Bëhet fjalë për sezonin 2010/11-të dhe atëherë ishte pikërisht raundi I 1/8-tave. Në duelin e parë, Tottenham fitonte 1-0 në San Siro, ndërsa ndeshja e kthimit në Londër mbyllej në barazim pa gola dhe në fund, ishin Spurs ata që kaluan në çerekfinale.
Më tej, gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, Manchester City, do përballet me Leipzig. Këto skuadra janë përballur vetëm 2 herë mes tyre, në Grupin A të edicionit të shkuar. Ndeshjen e parë në Angli e fitoi City me rezultatin 6-3, ndërsa në tokën gjermane, Leipzig u kundërpërgjigj, duke fituar 2-1.
Një tjetër përplasje është edhe ajo mes Club Brugge dhe Benfica. Këto dy klube nuk kanë histori mes tyre, pasi nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën.
Duelet e para të fazës së 1/8-tave do luhen në datat 14,15 dhe 21, 22 shkurt, ndërsa ato të kthimit, 7,8 dhe 14, 15 mars.