Champions League, Guardiola ankohet për gjyqtarët por përgëzon gjithsesi Liverpoolin

Sport

liverpol
“Këmbëngula se rasti i Sanes ishte gol, ishte gol… prandaj Lahoz më dërgoi në tribunë” – kështu e nisi konferencën për shtyp Pep Guardiola pasi Manchester City u mund edhe në shtëpi nga Liverpooli në ndeshjen e dytë të vlefshme për çerek-finalet e UEFA Champions League. Trajneri spanjoll ishte totalisht i zhgënjyer nga arbitrimi ndërsa shtoi se goli i dytë në pjesë të parë do ta kishte ndryshuar ndeshjen. Ai shtoi se goli në Anfield i Salah-së kishte qenë në pozicion jashtë loje, dhe se në kompeticione të tilla ky lloj arbitrimi ka ndikim të jashtëzakonshëm.

liverpool

Pasi tha këto, Guardiola përgëzoi skuadrën e Liverpoolit dhe i uroi skuadrës së Kloppit që t’ia dalë të mbrojë futbollin anglez në gjysmë-finale. “Ata janë një skuadër e fortë, me një trajner të fortë dhe e meritojnë të jenë në finale” – tha më tej Pep’ që Champions League-ën nuk e fiton që prej vitit 2011-të, kohë kur drejtonte Barcelonën. Duke kujtuar edhe eliminimin e vitit të kaluar, 47-vjecari tha se kur skuadrat që vihen përballë kanë diferenca të ngushta, “çdo detaj apo rast në ndeshje është vendimtar në fatet e takimit”. Mbyllet kështu edhe ky sezon pa shijuar gjysmë-finalet për “The Cityzens”, gjismë-finale të cilat i kanë arritur vetëm me manuel Pellegrinin në vitin 2015-të. Tanimë gjithcka rinis me kampionatin, të cilin Guardiola tha se do të përpiqen ta mbyllin dhe të fokusohen për t’u bërë skuadër më e fortë për sezonin e ardhshëm, gjithcka me objektivin për ta provuar sërish.