Champions League, gratë e Di Marias dhe Thiago Silvas kritikuan ashpër Emery-në për zgjedhjet e tija taktike

Sport

dhe Isabelle Silva

PSG humbi 3-1 sfidën me Realin e Madridit dhe ai që vuajti kritikat normalisht që ishte trajneri i francezëve, Unai Emery. Por përveç tifozëve apo dhe gazetarëve, kritika të hapura kanë ardhur edhe nga dy gra futbollistësh, më saktësisht bashkëshortet e Angel Di Marias dhe Thiago Silvas kanë shfaqur hapur në rrjetet sociale qëndrime kundra trajnerit spanjoll, i cili edhe vitin e kaluar vuajti një mesele totale kur skuadra u eliminua 6-1 nga Barcelona.

Jorgelina Cardoso dhe Isabelle Silva shkruajtën komentet e tyre dhe nuk e patën aspak problem se kjo gjë mund t’u hapë telashe partnerëve të tyre. “Taktika, taktika, kush është taktika?! Afff…” – ishte komenti i Isabelle në profilin e saj të Instagramit, ndërsa PSG qe përmbysur 3-1 nga hedhja në fushë e Marco Asensios. Ashtu si e do dhe natyra e këtyre shpërthimeve në rrjetet sociale, më vonë, Isabelle e fshiu postin e saj. Ndërkohë bashkëshortja e Di Marias ishte disi më ironike në komentin e saj. E mërzitur për faktin se Angel nuk u hodh në fushë, ajo postoi fillimisht djalin e tyre të përgjumur e më pas një koment direkt: “përkushtimi yt, plus stërvitja ekstra, plus golat e tu, plus shërbimet e tua, plus momentet më të mira, janë të barabarta me një vend në stol” – ishte komenti i Jorgelinas. “Por gruaja jote” vazhdoi ajo më pas me tre pika duke nënkuptuar këtu një thumb ndaj Emery-së për faktin se vazhdon të mos i besojë Di Marias.