“Champions League është një ëndërr për të gjithë”; Wim De Decker, trajneri I Gent

Sport

“E kuptuam që nga ndeshja e parë se Dinamo është një skuadër me mjaft kualitet në përbërje, por e dimë mjaft mirë tashmë se si mund t’I ndalim. E kemi një plan dhe jemi përgatiur mjaft mirë. Madje jemi gati edhe nga ana psikologjike. Champions League është një ëndërr për të gjithë, kështu që do bëjmë gjithçka të jetë e mundur për ta jetuar këtë ëndërr. Duhet të luajmë ndeshjen tonë dhe të shpresojmë që të kemi edhe fatin me vete. Sigurisht që përballë një kundërshtari të tillë nuk do jetë aspak e lehtë, por ne do kërkojmë që gjithashtu të shkojmë më tutje, të kualifikohemi në fazën e grupeve të Champions League”.