Champions League, deri të enjten skuadrat do konfirmojnë ndryshimet që i bënë në merkato organikave

Sport

uedhahha

16 skuadrat pjesëmarrëse në UEFA Champions-League, do të konfirmojnë deri të enjten ndryshimet në organikë, kjo pas fushatës së transferimeve të muajit janar. Përmes një njoftimi zyrtar, UEFA ka saktësuar se të gjitha skuadrat lejohet të regjistrojnë maksimumi 3 lojtarë të ri në listën e parë. Nga të gjitha skuadrat e 1/8-ave bie në sy fakti se Reali i Madridit dhe Roma nuk kanë lojtar të ri për të regjistruar. Kampionët në fuqi nuk bënë merkato në janar, ndërsa italianët larguan Morenon dhe Nuran, për të transferuar Jonathan Silvan, i cili për faktin se ka luajtur me Sportingun nuk mund të aktivizohet me Romën në Champions. I njëjti problem haset edhe nga Barcelona për Coutinhon, ky i fundit i aktivizuar me Liverpoolin. Te Barça janë larguar Turan, Rafinha, Mascherano dhe Deulofeu dhe lista Champions pritet të pasurohet me emra si Jose Arnaiz, David Costas dhe Yerry Mina. Në UEFA Champions League pritet me mjaft interes debutimi me fanellën e Manchester United i Alexis Sanchez. Ai është elementi shtesë për Djajtë e Kuq. City pritet të regjistrojë Laporten dhe Zinchenkon, pasi largoi Mangalan, ndërsa Chelsea ka në konfirmim Barkley-in, Giroudin dhe Emerson Palmeirin. Te Liverpooli gjithashtu presin regjistrimin e Van Dijk, Clyne i rikthyer dhe Ings, ndërsa përvec Coutinhos u largua edhe Sturridge. Te PSG u angazhua Lassana Diarra ndërsa Lucas Moura u largua te Tottenham, ky i fundit mund të regjistrohet me anglezët për faktin se nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Champions gjatë këtij edicioni.