Champions League, Barcelona-Roma, Tachinardi këshillon të luhet me autobus

Sport

tacch
Barcelona-Roma rikthen në vëmendje një debat të vjetër sa vetë futbolli, të ndalosh Messin me një autobus përpara porte. Tetë vite më parë në gjysmë-finale, Interi i Mourinhos eliminoi Barcelonën e Guardiolës me një lojë totalisht difensive që e etiketoi më së miri këtë filozofi. “Ishte humbja më e bukur e jetës sime” do të shprehej portugezi teksa arrinte më pas ta fitonte trofeun duke mundur Bayernin në finale. Po të tillë qasje aplikonte edhe Chelsea i Di Matteos në 2012-ën. Autobusi i italianit kishte si shofer kapitenin Terry dhe njëjtë si Interi, në fund arriti ta fitojë titullin. Sot 6 vjet më vonë në Camp Nou drejton Valverde dhe fizionomia katalane s’ka ndryshuar.

brbrbrbr

Messi mbetet Messi dhe është po ai që 2 vite më parë dërrmonte 6-1 Romën e Garcias në grupe. Pikërisht duke pasur këtë përvojë, Tacchinardi i ka këshilluar Di Francescos të parkojë autobusin. Qasja Garcia me lojë të hapur kundër katalanasve ishte masakër dhe fakti se këtë sezon luhet në çerek-finale i shton përgjegjësitë. Nga dy vite më parë, portën tashmë e mbron Alisson dhe jo Szczesny. Verdhekuqtë këtë sezon kanë mundur t’i mbyllin 12 ndeshje pa pësuar dhe braziliani ka qenë thelbësor, por a do të dijë të jetë ai muri i fundit përballë Messit? Mbetet për t’u parë.