Champions kalon kufinjtë e Europës

Sport

champions-league-watch-online-free-dns-vpn-proxy
Pa frikë mund të quhet një mini-Champions përballjet e nisura nëpër Amerikë, Kanada e Kinë, nga skuadrat më të rëndësishme të Europës, që do të marrin pjesë nga faza e grupeve të këtij edicioni të kompeticionit më prestigjoz, që vjen ekskluzivisht në Tring Digital.
Barcelona, Chelsea, Benfica, Paris SG, apo Manchester United kanë nisur “ekspeditën”, që përveçse sjell përfitime në miliona euro, është edhe një lloj antipaste e Champions-it të vërtetë.
Natyrisht, skuadra që “shet” më shumë është Barcelona, që jo më kot fiksoi edhe rekordin e spektatorëve të një ndeshjeje në Amerikë, kur fitoren 2-1 ndaj Los Angeles Galaxy e shikuan plot 93.226 fansa. I suksesshëm me shifrat 3-1 edhe Manchester Junaited i Van Gaal përballë San Jose Earthquakes, ndeshje ku shkëlqeu menjëherë ylli i Depay. Nga një fitore për kokë kanë arritur edhe Manchester City e Roma, ndërkohë që pas kapitullimit me Romën ka buzëqeshur më në fund Real Madridi i Benitez përballë City-t. Zhgënjyes Chelsea, që ka humbur 4-2 ndaj New York Red Bulls. Teksa ka shfaqur paqendrueshmëri Bajerni, që pasi mposhti Valencian 4-1, humbi me penallti ndaj kinezëve të Guanzhou.
Gjithsesi, më e bukura duhet ende të vijë. Teksa të shtunën përballen Barcelona me Manchester, por gjithashtu luhet derbi i parë milanez i këtij sezoni, midis Milant e Interit, që kanë gjithmonë shikueshmërinë e lartë, pavarësisht se këtë vit nuk marrin pjesë në Kupat e Europës.