Champions, ja cili ishte fati i Bazelit të shqiptarëve

Sport

Bazeli i shqiptarëve arriti të presë biletën për në turin e tretë të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me nënkampionët e Austrisë, Lask Linz. Skuadra e Taulant Xhakës, Edon Zhegrovës dhe Albian Ajetit mposhti PSV-në në shtëpi me shifrat 2-1 PSV-në, duke avancuar më tej, megjithë humbjen 3-2 që kishte marrë në Holandë gjatë sfidës së luajtur në javën e kaluar. Përcaktues kanë qenë dy golat e shënuar pikërisht në fushën kundërshtare.

Cumart e kaloi Baselin në epërsi në minutën e tetë, pasi një fillimi të vrullshëm të vendësve. Mirëpo, reagimi i miqëve nga Holanda nuk vonoi shumë dhe Bruma i barazoi shifrat në minutën e 23-të, duke e shënuar atë që mbeti goli i vetëm i PSV-së në këtë përballje. Ishte Van Ëolfsëinkel që i siguroi Baselit kualifikimin duke shënuar golin e fitores në minutën e 68-të. Titullar, por në rolin e mbrojtësit të majtë, luajti mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili bëri një paraqitje tepër pozitive në atë rol. Kurse lojtari i Kosovës, Zhegrova, e shikoi ndeshjen nga stoli.

Ndërkaq, midis ndeshjeve të tjera për t’u veçuar ishte fitorja e thellë e fiksuar nga grekët e Olimpiakosit, që thyen 4-0 Plzenin, duke shkuar kështu në turin e tretë eleminator të kompeticionit më prestigjoz evropian. Pa probleme ka qenë ndeshja edhe për Sëlltikun që ka kaluar estonezët e Nome Kalju, duke e mundur me rezultatin 2-0. Ndërsa Dinamo Zagrebi ka kaluar pa probleme ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo. Pikërisht, skuadra kroate fitoi me rezultatin e pastër 3-0, duke kaluar kështu në turin e tretë.