Champions, e mërkura rezervon duelin Liverpool-City dhe përballjen Barça-Roma

Sport

UEFA Champions League 2

E mërkuara e Champions League-ës vë përballë dy nga skuadrat më emocionuese të këtij sezoni. Liverpool dhe Manchester City përballen në çerek-finale në një sfidë të tërën angleze, gjë që kishte më shumë se 10 vite që nuk shihej në të tilla nivele. Pas dy përballjeve në kampionat të përfunduara 5-0 dhe 4-3, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola do të ripërballen në Champions. Momo Salah është njeriu i momentit. Autor i 37 golave këtë sezon, 6 prej të cilëve në Evropë, egjiptiani është kthyer në lojtarin më të rrezikshëm të të kuqve. Në Anfield të mërkurën gjithkush pret maksimumin prej tij. Nga ana tjetër City nuk ka asgjë të mangët. Në kampionat ka diktuar një distancë prej 16 pikësh në krye dhe praktikisht i ka mbyllur llogaritë. Ata fituan edhe këtë javë me Evertonin 3-1 dhe synojnë të bëjnë të njëjtën gjë me anën tjetër të Liverpoolit. Jesus-Sterling dhe Sane kanë besimin e Guardiolës, ndërsa Aguero shqetëson nga një problem në gju. Për Kloppin nuk ka probleme. Po të mërkurën në Camp Nou Barcelona pret Romën. Një sfidë delikate për italianët që u rikujton vizitën e fundit atje. 3 vite më parë humbisnin 6-1 dhe me Leo Messin që luajti vetëm 35 minuta në fundjavë gjasat janë që të shihen sërish gola. Te italianët janë lënduar Under dhe Nainggolan. Fundjava i pa ata të barazonin me Bolognan dhe shpresa e vetme mbetet Edin Dzeko.