Champions – CSKA e Moskës arrin përmbysjen, Astana për herë të parë në Champions

Sport

cska-mosca
E mërkura duhej të ishte një mbrëmje përmbysjesh por vetëm CSKA-ja e Moskës arriti të zhvlerësonte fitoren e parë 2-1 të Sporting-ut të Lisbonës, APOEL Nicosia dhe Partizani i Beogradit nuk ja dolën dot. Në një ndeshje spektakolare në Moskë, CSKA-ja arriti të përmbysë gjithcka në pjesën e dytë. Në të parën portugezët kishin arritur të shënonin falë Gutierrez dhe cdo gjë dukej tejet e vështirë për rusët. Por goli i Seydu Doumbias në minutën e ’49-të rihapi takimin. Ish-sulmuesi i Romës, pas një sezoni të dështuar në Itali duket se ka rigjetur formën e dikurshme. 27-vjecari ishte autor edhe i golit të dytë, kur nigeriani Ahmed Musa i shërbeu thellë në zonë. Ky i fundit ishte autor i golit të tretë dhe kapitullues për portugezët, që ndeshjen e parë e kishin fituar 2-1.
Edhe në Beograd ndeshja fillon me një gol të miqve. Bjellorusët e Bate Borisov shënojnë në pjesën e parë me anë të Stasevic, por në të dytën përmbysen 2-1 në minutat e fundit kur Saponjic shënon me një roveshatë. Gjithsesi edhe pse fituan, ky rezultat nuk i kualifikoi serbët pasi bjellorusët ndeshjen e parë e kishin fituar 1-0.
Krejt tjetër lojë u zhvillua në Qipro. APOEL-i, përballë Astanas, gjeti rrjetën vetëm në minutën e ’60-të me anë të Stilic. Vendasve u duhej edhe një gol që të kualifikoheshin, pasi ndeshjen e parë ata e kishin humbur 1-0, por Maksimovic u dha fund ëndrrave të tyre. Me golin e shënuar në minutën e ’84 serbi u mundësoi kazakëve historinë. Klubi i formuar vetëm 6 vite më parë tashmë do të jetë skuadra e parë nga Kazakistani që kualifikohet në Champions League. Ndërsa APOEL-i, Partizani i Beogradit dhe Sportingu i Lisbonës, ndryshe nga kazakët do të kënaqen vetëm me “Europa League”-ën.