Champions, City vuri rekord pasimesh, por që nuk e kënaqi dhe aq shumë Guardiolën

Sport

manch2
Të mërkurën mbrëma Manchester City vuri një tjetër rekord, por që kësaj radhe nuk është se e kënaqi shumë Pep Guardiolën, kjo pasi ndodhi në një ndeshje të humbur.Në përballjen me Chelsea-in, fundjavën e kaluar The Cityzien regjistruan plot 978 pasime dhe e fituan përballjen 1-0. Në atë ndeshje City-i përmirësoi rekordin e vet në Premier League, arritur po nga Guardiola vitin e kaluar me 929 pasime gjatë përballjes me West Bromwich.

pep2

Të mërkurën, kundër Baselit, turko-gjermani ishte në fushë. City kreu plot 1058 pasime, prej të cilave 978 të sakta dhe me këtë statistikë, në Champions League, Guardiola la prapa Barcelonën, që zë 8 nga 10 vendet e mëposhtme, me maksimumin e fiksuar në 2016-ën me 905 kalime të topit nën zotërim. Por ja që pasimet e kryera të mërkurën, nuk e shmangën dot humbjen 2-1 ndaj Baselit. Humbja në fakt i zhgënjeu ndjeshëm tifozët, të cilët pak përpara fundit lanë shkallët e stadiumit nën vërshëllima.

manch

City nuk humbiste në shtëpi që prej dhjetorit të vitit 2016-të.I pyetur për filozofinë e tij të lojës, Guardiola qe shprehur përpara përballjes me Baselin se synimi kryesor në futboll është që të dërgosh topin në rrjetë, mënyra se si e bën këtë, sipas tij, është diçka që nuk ka shumë rëndësi. Pikërisht ky leksion u pa qartë të mërkurën dhe Guardiola tha pas humbjes se “City harroi të sulmojë”. “Pasimet kryhen për të sulmuar, jo thjesht për të pasuar” – tha ai, por që sigurisht nuk e fshehu kënaqësinë që skuadra kaloi në çerek-finale.