Një nga supërsfidat që dhuroi shorti i 1/8-ave të Champions League, të cilat nisin nga 14 shkurti i vitit të ardhshëm, ishte edhe Paris SG-Bayern. Përsëritja e finales së 2020-s, që atëherë u mbyll me fitoren e bavarezëve 0-1, tashmë do të konsumohet për herë të tretë në 3 vjetët e fundit. Kjo, përderisa dy skuadrat gjetën njëra-tjetrën edhe në cerekfinalet e sezonit 2020-2021, atëherë kur ishin parizienët që kaluan më tej, pasi fituan 2-3 në Mynih dhe u mundën 1-0 në Paris. Ndonezë si përfundim, francezët nuk arritën dot deri në finale, pasi u eleminuan nga Man Siti. Nga ana tjetër, Bajerni që është ekipi i vetëm ende me të gjitha fitore në këtë edicion të Champions, do të kërkojë të ndryshojë edhe tendencën e bilancit të precedentëve të deritanishëm mes dy skuadrave, pasi gjermanët kanë vetëm 5 fitore kundrejt 6 të parizienëve, gjatë 11 përballjeve mes tyre në kompeticionin më madhor evropian për klube.
Ndërkohë më të kapërcyeshme në letër duken impenjimet për italianët e Interit dhe Napolit. Zikaltërit do të përballen me Porton kampione të Portugalisë, të cilës duhet t’i ruhen jo pak, pasi në të kaluarën ka eleminuar Juventusin në këtë fazën të kompetcionit. Gjithsesi, bilanci i precedentëve flet për 2 fitore të Interit, 1 të portugezëve dhe 1 barazim. Akoma më i lehtë ngjan kundërshtari i napoletanëve, autor të 20 golave në grupve. Ata shorti i vendosi përballë Eintrahtit të Frankfurtit pa shumë përvojë në arenën evropiane. Mirëpo që në përballjen e vetme mes dy skuadrave në historinë e Kupave të Evropës, e ka mundur 2 herë skuadrën italiane në sezonin 1994-95.