“Nëse Reali mund PSG, atëherë zor se do të mund t’i ndalë njeri” kështu mendon ish-trajenri i Los Blancos dhe nënkampionëve të Francës, Carlo Ancelotti. Italiani, i cili me gjasa është ndër personat që mund të flasë më mirë për këtë sfidë, ka analizuar momentin e Realit dhe po kështu objektivin e tyre për ta mbrojtur për të dytin vit radhazi titullin e Champions League-ës. “S’mendoj se ata janë në krizë. Reali reagoi mirë ndaj Valencias dhe them se me situatën që kanë, tanimë në Champions do kenë edhe më shumë përqendrim” – ka thënë Ancelotti për Corriere dello Sport. Duke nënvizuar faktin se në Champions skuadra e Zidane luan krejt tjetër lojë, 58-vjecari italian tha se përballja me PSG nuk ka diferenca. “PSG ka gjithcka për të fituar trofeun e shumëkërkuar. Ka Neymarin dhe Mbappen, që i kanë shtuar cilësi grupit krahasuar me vitin e kaluar. Por nëse përballë tyre Reali ia del, atëherë kjo do t’u japë madrilenëve më tepër besim për të shkuar përpara” – ka thënë Ancelotti. Në këtë pikë vlen të kujtohet sezoni 2015-2016 kur Reali i Madridit pësoi një moment të vështirë në muajin mars, me lëndime dhe luhatje në rezultate. Por pas humbjes me Wolfsburgun në cerek-finale, gjërat u përmbysën në Bernabeu dhe Reali shkoi deri në fund duke fituar titullin. Por nëse ky sezon do të mund të jetë i ngjashëm me atë të 2 viteve më parë, do të shihet më 14 shkurt në sfidën me PSG në Bernabeu.