Çfarë mund të bëjnë bashkë Beckham, Ronaldo, Bieber dhe Eastwood?

Sport

1471881070 384833 1471881611 noticia normal

E imagjinoni dot një ndeshje mes futbollistit të Realit, Ronaldo dhe këngëtarit Justin Bieber? Fansat e futbollit do të habiten kur të marrin vesh se Justin Bieber dhe Cristiano Ronaldo do të jenë protagonistë në një film për Realin e Madridit.

Këngëtari është në bisedimet e fundit për të marrë pjesë në rikthimin e filmit të njohur “Goal”. Çfarë roli do të ketë Bieber? Ai do të jetë një futbollist i ri shumë premtues, i cili zbulohet brenda natës dhe menjëherë kthehet në një sensacion.

22-vjeçari nuk është i huaj në këtë fushë, sepse i kemi parë shpesh videot e tij duke na treguar aftësitë e mrekullueshme në përdorimin e topit. Filmi pritet të fillojë xhirimet në mars të vitit 2017, dhe Real Madrid thuhet se do të lejë aktorët dhe stafin të kryejnë filmimet në stadiumin Santiago Bernabeu.

Buxheti i filmit është rreth 100 milion sterlina, një shifër e madhe por e justifikuar pasi janë emra të mëdhenj si Bieber, Ronaldo, Beckham e shumë futbollistë të tjerë, si dhe Clint Eastwood, i cili do të jetë gjyshi i Justin në film.