Cristiano Ronaldo ka blerë një makineri nga NASA e cila ka kushtuar plot 2 milionë euro. Ndonëse mund të duket e çuditshme, në fakt rezulton që NASA paska patur një makineri tejet të dobishme për të. Ajo shërben për ta ndihmuar 33 vjeçarin të stërvitet, pa forcën e rëndesës.
Deri më tani, nuk kemi dëgjuar që dikush tjetër të ketë provuar këtë lloj stërvitjeje. Ndoshta për këtë arsye, apo edhe për shkak të çmimit të majmë, shumë njerëz e kanë kritikuar këtë blerje dhe mendojnë se nuk kjo ishte diçka e nevojshme për të. Gjithsesi, mbetet për t’u parë gjatë sezonit sesi do ndikojë kjo makineri në performancën e lojtarit më të ri të Juventusit.