Fernando Torres thotë “mjaft”. Spanjolli ka njoftuar fundin e karrierës futbollistike, teksa sulmuesi aktual i Sagan Tosu në Japoni deklaroi se të dielën e ardhshme do të jetë ndeshja e tij e fundit në karrierën profesionale 18-vjecare. “Kam për t’iu komunikuar diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh emocionuese, ka ardhur koha të përfundoj karrierën time!”, u mjaftua të thotë Torres në një postim në “Tëitter”. Të dielën e ardhshme, në ora 10:00, 35-vjeçari do të ketë një konferencë për shtyp, ku lojtari do të shpjegojë arsyet dhe do të shpalosë detaje të tjera.
Torres gjatë karrierës së tij, ka veshur fanelat e skuadrave të Atletico Madrid, Liverpool, Chelseat dhe Milan. Ndërsa është shpallur dy herë kampion i botës dhe një herë i Europës me Spanjën. Gjithashtu ka qenë edhe një herë fitues i Ligës së Kampionëve me Chelsea-n. Ai do të mbahet mend si vrastar para portës dhe si autor i shumë golave të rëndësishëm si ai i fitores ndaj Gjermanisë më 2008 në finale të Kampionatit Evropian, si dhe ai ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndonëse në vitet e tij pas largimit prej Liverpoolit, ai kurrë nuk arriti të kthehej në formën e vet më të mirë.