Çerekfinalja e Champions League për femra mes Barcelonës dhe Real Madrid, një rekord botëror!

Sport

Çerekfinalja e Champions League për femra mes Barcelonës dhe Real Madrid ka vendosur një rekord botëror. Për të ndjekur El Clasicon, në Camp Nou ishin të pranishëm 91.553 tifozë. Asnjëherë në histori nuk është parë një prezencë kaq e madhe në shkallët e stadiumit për të ndjekur një sfidë të futbollit për femra.

Rekordi i mëparshëm, ishte vendosur në vitin 2019-të në Wanda Metropolitano, aty ku Barcelona mposhti 2-0 Atletico Madrid në Wanda Metropolitano. Në atë takim, në tribuna ishin 60.739 të pranishëm.

Sa i përket duelit të së mërkurës mbrëma, kjo ishte hera e parë që skuadra e femrave të Barcelonës luajti me tifozë në Camp Nou. Më herët, një gjë e tillë nuk ishte bërë e mundur, për shkak të masave kufizuese të pandemisë Covid 19-të.

Sa i përket rezultati të El Clasicos, pasi kishte fituar 3-1 në duelin e parë në Madrid, skuadra katalanase ia doli të korrte sërish një tjetër sukses ndaj kryeqytetasve. Këtë herë me rezultatin e thellë 5-2. Në total, Barcelona fitoi 8-3, duke u kualifkuar më tej në raundin gjysmëfinal të Champions League.