Çerek-finalet, Franca kërkon të thyejë historinë negative në përballjet me Uruguain

Sport

franca
Pasi rezultuan fituese në duelet tejet të vështira kundër përfaqësueseve të Messit dhe Ronaldos, Uruguai dhe Franca do të diskutojnë mes tyre sfidën e parë të fazës çerek-finale të këtij botërori. Kjo do të jetë hera e 8-të që këto dy përfaqësuese luajnë kundër njëra-tjetrës. Hera e parë ka qenë plot 94 vite më parë në Lojërat Olimpike dhe Uruguai fitonte thellë 5-1. Por statistikat flasin për 4 barazime pa gola dhe asnjë fitore për “gjelat”. Tre herë më parë kjo sfidë është luajtur në botërore. Viti ’66 fitonte Uruguai 2-1. Viti 2002 barazohej pa gola dhe të dyja eliminoheshin nga Grupi A. Viti 2010- të, ishte e kundërta, barazimi pa gola eliminonte vetëm Francën, po nga i njëjti Grup A. Kësaj here, në Rusi 2018-të, luhet në çerek-finale, çka do të thotë se në rast të një barazimi, do jenë shtesat dhe penalltitë që do ta vendosin një fitues.

fr

Të dyja skuadrat këtë edicion kanë dhuruar spektakël. Numërohen 7 gola nga të dyja përfaqësueset, me Francën që i realizoi 4 vetëm ndaj Argjentinës. Por shifra interesante e Uruguait është se ka vetëm 1 gol të pësuar. Në përgjithësi skuadra amerikano-latine mbrohet mirë, por përfaqësuesja e Deschamps rezulton më e aftë në qarkullim topi dhe në pasime. Përpara ka një Mbappe të zhbllokuar dhe tashmë të kthyer në yll që së bashku me Grizmann do jenë arma kryesore për të mposhtur Uruguain, kjo e fundit mund të mos ketë në dispozicion Cavanin dhe kështu përballë gjelave do jetë disi e gjysmuar në aftësitë sulmuese. Për këtë favorite për ta fituar takimin konsiderohet Franca.