Celtic-Rangers, rikthehet derbi më i zjarrtë në planet, të shtunën vetëm në Tring

Sport

 

sasa

Ndeshja më e madhe e futbollit skocez, rikthehet në Premiership këtë fundjavë. Të shtunën ora 13:00, eskluzivisht në Tring, Rangers sfidojnë Celticun në Celtic Park, në atë çka konsiderohet si derbi më i zjarrtë në botë. “Old Firm” luhet pas 4 vitesh mungesë të bluve në Premiership.
Aktualisht dy klubet e Glasgow-it mbajnë vendet e para të kampionatit dhe kjo përballje mund të përcaktojë edhe fatet për sa i përket luftës për titull. Rangers i ka vënë si synim vetes që të shkurorëzojë nga titulli Celticun, pas 5 kampionatesh radhazi. Por a do mund t’ia arrijë ta mund në përballjen direkte? Kjo mbetet për t’u parë të shtunën.
Përplasja e fundit mes Rangers dhe Celticut në Premiership mban datën 29 prill 2012-të, asokohe keltët fitonin 3-0. Gjithsesi ata u ndeshën vitin e kaluar në Kupën e skocisë, ku Rangers mundën t’i eliminonin në gjysmë-finale. Kjo përballje do jetë e para për dy trajnerët respektivë, Brendan Rodgers nga njëra anë dhe Mark Warburton nga ana tjetër.
Rangers nuk shihen si favorit, pasi Celtic-u ka arritur ta përmirësojë ndjeshëm skuadrën, duke përfituar edhe nga buxheti i majmë. Gjithsesi Warburton u ka kërkuar të tijëve që thjeshtë ta shijojnë atmosferën që do të krijojnë sportdashësit skocez në Celtic Park, aty ku ky derbi luhet që prej vitit 1888-të dhe të shtunën vetëm në Tring do jepet ndeshja e 402-të e tyre në histori.