Pas javës së 11-të të kampionatit skocez, kryesimin e ka marrë Celtic Glasgow që përfitoi nga humbja e Aberdeen-it. Skuadra e Rony Deilas shënoi një fitore të vështirë përballë Motherwell-it në trasfertë. Turku Nadir Çiftçi ishte autori i golit të vetëm të takimit. Keltët prodhuan shumë lojë por nuk shfrytëzuan si duhet të gjitha rastet e krijuara. Gjithsesi fitorja e kalon Celticun direkt në vendin e parë pasi Aberdeen shënoi humbjen e tretë radhazi në trasfertën përballë Ross Canty-it.
Pas një nisje mbres-lënëse të këtij sezoni me 8-të fitore radhazi, Aberdeen-i duket në krizë. Në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar 9 gola, dy prej të cilëve u shënuan nga Graham në humbjen 2-0 me Ross Caunty. Ndërkohë ndeshje e fortë rezultoi të ishte përballja e mesit të tabelës, Hamilton dhe Dundee, të cilat u ndalën në barazim 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Holt, teksa vendasit e Hamilton e panë veten të mbesnin edhe me 10-të lojtar pas daljes me të kuq të Msckinnon. Pavarësisht këtij disavantazhi të dyfishtë, vendasit gjetën barazpeshën 3 minuta nga fundi i ndeshjes me anë të Imrie.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate.