Çelsi ka refuzuar ofertën prej 25 milionë paund nga klubi i Kristal Palas për mbrojtësin e ri Reece James. 19-vjeçari është pjesë e bluve të Londrës, ndërsa në sezonin e kaluar ishte në huazim te skuadra e Uigan në Championship. Lojtari ka fituar vëmendjen e Lampard, i cili mund ta llogarisë edhe si pjesë e Çelsit për këtë sezon dhe fakti që për të është refuzuar një ofertë e konsiderueshme do të thotë shumë. Londinezët kanë besim te mbrojtësi i krahut të djathtë, teksa janë të gatshëm t’i ofrojnë edhe një kontratë të re afatgjate për ta mbajtur në ‘Stamford Bridge’.