Çelsi mendon që tani për portierin e Barcelonës

Sport

Çelsi raportohet se po kërkon të forcojë opsionet në portë, me një marrëveshje të mundshme për portierin e Barcelonës, Mark-André Ter Stegen. Klubi londinez synon të shtojë përvojë dhe autoritet shtesë mes shtyllave, duke besuar se gardiani gjerman do të ishte zgjidhja ideale për sfidat e vazhdueshme në këtë pozicion. Ter Stegen së fundmi e ka parë statusin e tij si portier i parë në Barcelonë të vihet në dyshim, veçanërisht pas investimit të klubit prej 25 milionë eurosh për 24-vjeçarin Joan Garsia. Përveç Ter Stegen, Çelsi po vlerëson gjithashtu edhe portierin e Milanit, Majk Manja, si një përforcim të mundshëm. Gjithsesi, një huazim për Ter Stegen mund të finalizphet që në janar, ndërsa lëvizja për Manja mund konsiderohet kryesisht si një përforcim më afatgjatë.