Celina prezantohet me Swansea: Zgjedhja e duhur!

Sport

bersanti

Bersant Celina do të vazhdojë të luajë në Championshipin anglez. Mesfushori sulmues i Kosova i ka dhënë fund aventurës me Man.City ka nënshkruar kontratë 4-vjecare me Swansea City. Klub që ka paguar rreth katër milionë stërlina, pagesë që do të bëhet në harkun e dy viteve. Celina deri më tani kishte kontratë me Manchester Cityn, nga ku gjithsesi ishte i huazuar gjatë dy viteve të fundit. Sezonin e kaluar luajti konkretisht tek Ipsëich Toën, ku pati 35 paraqitje dhe shënoi 7 gola.

bersantiii
Tashmë, 21-vjeçari beson që Swansea është klubi i duhur, i ardhur në kohën e duhur për të. “Jam më të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj sezoni dhe të luaj”, tha Celina. “Kur dëgjova që Swansea me kërkoi, e kuptova menjëherë se kjo është një lëvizje e mirë për mua sepse e di që menaxheri dëshiron të luhet futboll i hapur, që mua me pëlqen. “Isha në Manchester City një kohë të gjatë, por tani e di se ky është vendimi i duhur për mua. Erdha në Sëansea sepse dua të luaj në formacionin kryesor. Nuk mendoj se ka ndonjë vend më të mirë se ky”, ishin fjalët e lojtarit në prezantim. Celina është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, aty ku deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje.