Endri Çekiçi është rikthyer të ketë përsëri një rol protagonisti në kampionatin slloven, aty ku është shndërruar në një element i rëndësishëm për skuadrën e Olimpias së Ljubljanës. Pogradecari realizoi në fundjavë një supergol gjatë sfidës ndaj Bravo. Në minutën e 3-të të takimit, 22-vjeçari, nxjorri nga repertori i tij një silurë, teksa nëpërmjet një gjuajtje fantastike me të djathtën nga jashtë zone, shtangu portierin kundërshtar, duke e dërguar topin në rrjetë. Ai shënjestroi trekëndëshin e portës dhe e kaloi shumë shpejtë në avantazh skuadrën e tij. Si përfundim, ky takim midis Olimpia Ljubjana dhe Bravo u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të ekipit të Cekicit. Si rrjedhojë, Olimpja kryeson kampionatin slloven pas 10 ndeshjeve të luajtura, me 21 pikë të mbledhura, po aq sa edhe Aluminji.
Por mbi të gjitha është forma e pogradecarit ajo që tërheq vëmendjen. Ndërkohë që kundrejt tij vazhdon të ketë një indiferencë nga ana e stafit të kombëtares shqiptare. Mes kampionatit dhe eleminatoreve të Europa League gjatë këtij sezoni, Cekici ka luajtur 12 ndeshje, duke shënuar 4 herë (3 në ligë dhe 1 në Europë) e duke shërbyer edhe 2 asiste. Padyshim që faktet thonë se është një nga lojtarët shqiptarë më konstantë, sa i takon paraqitjeve të tij, pa llogaritur edhe efikasitetin përpara portës. Mirëpo ja që për çudi, kaq nuk ka mjaftuar për të bindur Rejan që ish-pjestarin e Shpresave ta afrojë në rradhët e kuqezinjve.