Aleksander Ceferin përgënjeshtron Jaume Roures. Gjatë ditëve të fundit, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Media Pro, kishte zbuluar se ekzistonte një tratativë për të luajtur në Neë York finalen e Champions, në një të ardhme. Ndoshta duke nisur nga viti 2021. Por presidenti i UEFA-s, në një prononcim të bërë për AS në Spanjë, ka mohuar, duke thënë se “nuk është duke u diskuar aspak për një ide të tillë. “UEFA nuk ka në program të organizojë finalen e Champions League jashtë Evropës”, ka prerë shkurt Ceferin.
Gjithsesi, në një intervistë për Associated Press në vitin 2016, Ceferin kishte deklaruar se një “emigrim” i finales së Champions mund të ishte de për të ardhmen. Organizmi më i lartë i futbollit evropian pritet të vendosë vitin e ardhshëm se ku do të luhet për 2021-shin akti përfundimtar i kompeticionit më prestigjoz të futbollit evropian. Ndërkohë, i gjithë diskutimi duket se ka lindur për faktin se La Liga spanjolle ka zgjedhur që të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një ndeshje në vit të kampionatit të vet.