Ceballos prezantohet me skuadrën e re

Sport

Pas një periudhe me pasiguri, Arsenali e ka fituar garën për të marrë njërin prej lojtarëve më të vlerësuar të rinj gjatë këtij viti. Klubi londinez ka huazuar për një vit talentin e Realit të Madridit, Dani Ceballos. Lajmin e ka konfirmuar klubi londinez në rrjetet sociale. Ish mesfushori i Real Madridit, do të qëndrojë tek “Topçinjtë” për një vit në formë huazimi. Ai ka zgjedhur të mbajë fanelën me numër 8 dhe do të luftojë për të arritur objektivat e klubit. Spanjoli ka premtuar se do të japë maksimumin e tij për të bërë sa më mirë. “Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën nga vetja. Askush nuk mund ta vërë në dyshim faktin se në momentin që do të vesh këtë fanellë do të jap maksimumin tim. Do të përpiqem që bashkë me shokët e skuadrës të realizojmë objektivat e klubit”, – u shpreh spanjolli në prezantim.


Topcinjtë nuk e ka opsionin për ta blerë mesfushorin kur përfundon huazimi gjatë një vit, por do të paguajnë rrogën e tij vjetore prej 3 milionë eurosh. Dani Ceballos ka qenë për dy sezone pjesë e Real Madridit, ku zhvilloi 35 ndeshje me ekipin e “Los Blancos”, duke shënuar pesë gola. Ai shkëlqeu me Spanjën, që fitoi kampionatin Under-21. Ceballos është largimi i fundit nga Real Madridi pas Theo Hernandez (AC Milan), Sergio Reguilon (Sevilla), Marcos Llorente (Atletico Madrid), Raul de Tomas (Benfica) dhe Luca Zidane (Racing Santander).