Casillas, nuk më vjen keq që u largova nga Reali

Sport

icer-casillas-1430845301-2365633
Iker Casillas këmbëngul, nuk i vjen keq që u largua nga Reali i Madridit. Pas 25 vitesh te “Los Blancos”, ish-kapiteni u transferua këtë verë te Porto. Largimi i një embleme si Casillas shkaktoi zemëratën e tifozëve, si dhe një deklaratë të përlotur të vetë 34-vjecarit. Nga ana tjetër Reali u kritikua ndjeshëm për mungesë respekti ndaj lojtarëve më të rëndësishëm të saj, por vetë Casillas këmbëngul se nuk i vjen keq që u largua.
Casillas kishte kaluar shumë kritika sezonet e fundit, sidomos nga ish-trajneri Mourinho, por duke folur për këtë pjesë ai ka thënë se nuk i intereson më ajo se cka është folur për të. Portieri i përfaqësueses spanjolle, i cili deri më tani ka zhvilluar 5 ndeshje me Porton, tha se nuk do të fliste kurrë keq për Realin dhe aq më pak për drejtuesit apo ish-pjesëtar të saj.
Në karrierën e tij, portën e Realit të Madridit, Casillas e mbrojti për 723 ndeshje, në të cilat 264 prej tyre e mbajti të pa-prekur.